Dhunë ndaj bashkëjetueses në sy të fëmijëve, pranga 43-vjeçarit

76
Një 43-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij në sy të fëmijëve të mitur.

“Në pranga u vu shtetasi Viktor T., 43 vjeç, banuese lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, pasi për motive të dobëta në prezencë të fëmijëve të tyrë të mitur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases D.T, 23 vjeçe”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.