Devoll, përdhunoi nusen e djalit, arrestohet pas 4 vjetësh 48-vjeçari

551
Një 48-vjeçar i cili është dënuar me 5 vite burg për përdhunimin e nuses së djalit është arrestuar nga policia e Korçës.

Bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Begolli, nga fshati Miras, i cili ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në nëntor të 2013.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, falë një pune të mirëoganizuar kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim Gjergji Begolli, 48 vjeç, banues në njësinë administrative Miras. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim penal nr 127 datë 27.02.2017, lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg për veprën penale : “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 09.11.2013, ku ky shtetas ka kryer veprën e mësipërme me shtetasen e mitur K.Gj, nusen e djalit të tij”, sqaron policia.
Sigal