Cërrik, vodhën dyqanin e 50-vjeçarit kapen 2 autorët me armë e fishekë

471
CËRRIK – Në prangat e policisë së Elbasanit janë vënë Adem Balla dhe Ramazan Balla, 70 dhe 22 vjeç të cilët dyshohet se janë autorë të vjedhjes së dyqanit të shtetasit me iniciale I.M në Cërrik. Dy të dyshuarit me banim në Cërrik dyshohet se kanë hyrë në dyqanin e 50 – vjeçarit dhe kanë marrë 15.000 lekë dhe disa paketa cigaresh.
Nga veprimet e para hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Dy armë zjarri tip automatik model 56 me numër 4221905, një krëhër, 1 pushkë model 56 me numër 186820 dhe 85 fishekë model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”. 
Sigal