Panariti takim me importuesit e grurit: Paketë e re për standardet europiane

572
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një takim të hënën me importuesit e grurit, premtoi se do të punohet fort që konsumatorët shqiptarë të kenë miell me standarde europiane. Panariti shtoi gjithashtu se ka pasur një mbiprodhim domatesh dhe do të bëhet çmos që ajo sasi të arrijë tregun, qoftë si produkt i freskët apo i përpunuar.

“Jemi të vendosur që gruri shqiptar të plotësojë standardet më të larta. Jemi të interesuar që në emër të plotësimit të standardeve të cilësisë vetëm gruri me cilësi të lartë të përfundojë në fabrikat e përpunimit të grurit. 
Ne kemi superprodhim jo vetëm të grurit por kemi edhe mbiprodhim të perimeve. Sasi të mëdha domatesh ndodhen ende në serat tona. Ka vendosur dialog me industrinë përpunuese që sasia që nuk tregtohet të kalojë në agropërpunim”, u shpreh Panariti.
Sigal