Breshëri automatiku, si ndodhi sulmi në shtëpinë e babait të Klodiana Lalës

467
Sigal

Banesa e gazetares Klodiana Lala është sulmuar gjatë natës, nga persona të paidentifikuar.  Sipas informacioneve  është qëlluar gjatë natës me breshëri automatiku në drejtim të banesës së  saj.

Mësohet se plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në çastin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes. Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj.