Biznesmeni shqiptar vritet me plumb në zemër në Detroit

432
Një 59 vjeçar shqiptar është vrarë në Detroit të SHBA-ve një ditë më parë rreth orës 9.30 të paradites. Franko Juncaj ishte bashkëpronar me vëllanë e tij në një restorant, para derës së të cilit u ekzekutua me plumb në gjoks.
Mediat amerikane shkruajnë se policia tanimë po heton në pistën e një tentative grabitje të dështuar. Sipas një burimi nga policia, autori mund të jetë shokuar kur ka parë që derën e restorantit e hapi pronari, pasi kishte menduar se nuk kishte njeri dhe ishte nisur për të grabitur. Por gjithçka përfundoi keq, autori u largua pa asnjë monedhë të vetme dhe u bë vrasës. “Shqiptari hapi derën dhe unë mendoj se personi që ishte nisur për të grabitur mund të jetë zënë në panik dhe të ketë qëlluar pa dashje,” tha ndihmës shefi Steve Dolunt, nga policia në Detroit.
“Për fat të keq plumbi e goditi shqiptarin në gjoks dhe e vrau”. Viktima, Franco Juncaj, apo Frank siç njihej ndryshe, ishte aq i dashur për klientët e tij, sa ata tani janë të pikëlluar dhe e kanë cilësuar edhe si vetëmohues shqiptarin. “Ai gjithmonë më jepte një pije falas, sepse unë vij gjithmonë këtu çdo fundjavë,” tha Tray Simons, një klient që shprehu konsiderata për shqiptarin. Hetimet po vijojne teksa nuk ka ende nje person te arrestuar si te dyshuar.
Sigal