Aksident në dalje të qytetit, makina merr përpara biçikletën

432
Sigal

Një qytetar është përplasur pak minuta më parë nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lezhës në vendin e quajtur “Ura e Cenit”.

Sipas informacioneve të policisë, qytetari po udhëtonte me biçikletë në momenti kur është përplasur nga një makinë.

Deri më tani nuk bëhet i ditur identiteti i personit të aksidentuar

Ndërsa është trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës me fraktura.

Po kështu nuk ka informacione mbi gjendjen e tij shëndetesore.