Berat, policia rrethon autorin e vrasjes së 28-vjeçarit

424
Policia ka lokalizuar dhe rrethuar zonën ku qëndron i fshehur autori i vrasjes në fshatin Lybesh të Beratit. Grupi negociator ka folur në telefon me shtetasin Fatmir Bregu, duke u munduar ta bindin që të dorëzohet, por autori i vrasjes nuk ka pranuar ta bëjë diçka të tillë, duke thënë se do të vrasë veten. Bregu po mbahet në rrethim nga Policia e Beratit dhe RENEA, ndërkohë që negociatat vazhdojnë. Në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, Fatmir Bregu vrau 28-vjeçarin Namik Gjika. Vrasja ka ndodhur pranë një lokali të fshatit, pas një konflikti për shkak të një vije uji.
Sigal