“Djajtë e kuq” pësojnë humbjen e parë, Swansea-M.United 2-1

392
Andre Ayew dhe Bafetimbi Gomis i dhanë fitoren 2-1 Swansea ndaj Manchester United në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Premier League.
Pas një pjesë të parë të dobët, United u duk se do arrinte të merrte sërish një fitore, teksa në minutën e 48-të Juan Mata kaloi në avantazh ekipin e drejtuar nga Louis Van Gaal, çka do ti çonte :djajtë e kuq” në vend të dytë në renditje, pas kryesuesve të Manchester City-t.
Megjithatë, vendasit arritën të përmbysnin gjithçka në harkun e pesë minutave, teksa Ayew arriti të barazonte shifrat në minutën e 61-të përpara se Gomis të shënonte golin e fitores, duke mposhtur për herë të dytë portierin Sergio Romero dhe duke siguruar tri pikët për ekipin vendas.
Swansea – Manchester United 2-1
Shënues: Ayew 61’, Gomis 66’ / Mata 48’
Swansea: Fabianski, Naughton, Fernandez, Williams, Taylor, Cork, Shelvey (Bartley 89’), Routledge (Ki Soung-Yong 58’), Sigurdsson, Ayew, Gomis (Eder 81’)
Manchester United: Romero, Darmian, Smalling, Blind, Shaw, Schneiderlin (Carrick 70’), Schweinsteiger, Mata (Young 70’), Ander Herrera (Fellaini 77’), Depay, Rooney
Sigal