Berat, nusja dhunon vjehrrën, ndërhyn policia

416
Dhuna në familje është kthyer në një problem shqetësues në vendin tonë. Në polici çdo ditë shënohen raste të shumta, të cilët kërkojnë urdhër mbrojtjeje. Një rast i tillë është regjistruar edhe në policinë e Beratit, ku një 68 vjeçare me inicialet L.M ka denoncuar nusen djalit të saj shtetasen Dh. M 35 vjeçe, për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike në mënyrë sistematike. Pas shqyrtimit të materialeve policia plotësoi kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen 68 vjeçare.
Sigal