Ish-kryeplaku mund të jetë vrarë nga i biri, është goditur me çekiç në kokë

384
Të tjera detaje tronditëse janë bërë publike lidhur me vdekjen e ish kryeplakut, i cili dyshohet se është vrarë nga i biri. Një natë para se të ndodhte krimi, 54 vjeçari kishte debatuar me djalin e tij për shkaqe ende të paqarta e ndërsa ai është goditur disa herë me çekiç në kokë. Ish kryeplaku i fshatit Shkallë në Manzë, gjetur pa jetë mëngjesin e sotëm, dyshohet se është vrarë nga djali. Burime nga grupi hetimor kane thenë se natën para se të ndodhte krimi, Mirosh Djaloshi, 54 vjeç, kishte debatuar me të birin e tij, për arsye që ende jane të paqarta. “Viktima është goditur disa herë në kokë me çekiç”, kanë konfirmuar burimet, duke shtuar se vdekja është shkaktuar pikërisht prej goditjeve në kokë.
Sigal