Bënin trafik ndërkombëtar droge – Dy në pranga. Emrat

478
Një grup që merrej me trafik droge është goditur nga policia. Blerim Brahimi, 36 vjeç, dhe Shemsi Xhaka, 54 vjeç, të dy lindur dhe banues në Shkodër, janë vënë në pranga.

Ndërsa L.D. dhe M.V. janë shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tyre, njoftojnë burime zyrtare nga policia.

Të katërt, dyshohet se në vijimësi, merreshin me trafik kanabisi, duke e transportuar me çanta krahu nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi.

Policia njofton se vijon operacioni për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Hetimet
Operacioni të “Harruarit” vjen pas një hetimi disa vjeçar, nisur prej vitit 2011. Ky operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi “Proaktiv” disa vjeçar, zhvilluar nga shërbimet e Specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit si dhe me Autoritetet Policore të Malit të Zi.

Hetimi ka qenë i përqendruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, për të cilit u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë , ku është caktuar masa e sigurisë Arrest në Burg “për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal, për Brahimin e Xhakën.

Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.
Sigal