Belgjikë, arrestohet një shqiptar, kapet me 15 kg heroinë dhe 500 mijë euro

466
Një burrë shqiptar u arrestua në Belgjikë pasi akuzohet për trafik drogash të forta. Ai u gjet me 15 kg heroinë dhe 500 mijë euro në një hotel në kryeqytetin belg Bruksel. I arrestuari është Bajram M., 60 vjeç, shtetas shqiptar me rezidencë në Bruksel. 
Bashkë me të u identifikua edhe 27 vjeçari tjetër nga Shqipëria, Mark N. I riu u konstatua nga policia në momentin që do të bëhej shkëmbimi i drogës. Gjatë aksionit që përgatitej prej dy vjetësh, autoritetet belge blerësi ka arritur t’i shpëtojë arrestimit duke u larguar nga hoteli përmes daljeve emergjente të hotelit. 
Duke folur për arrestimin e 61 vjeçarit shqiptar, policia belge tha se ai shfrytëzonte një bar për të realizuar trafikun e drogës ndërsa dyshime të forta ka edhe për trafik armësh. Policia belge tha se shtetasit shqiptar iu gjetën dhe sekuestruan si prova materiale, 15 kilogramë lëndë e fortë narkotike e llojit heroinë, si dhe një shumë prej 500 mijë eurosh. 
Sigal