Bari, arrestohet 26-vjeçari me drogë në kamionin me pizhama

415
Një 26-vjeçar shqiptar i quajtur Sami Zoto, është arrestuar dy ditë më parë nga policia italine në Bari për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ishte ndalur në port sapo kishte mbërritur me traget nga Durrësi. Në furgonin e tij të ngarkuar me pako pizhamesh, u gjetën 26 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogramë heroinë. Oficerët e Giuardia di Financa vendosën ta kontrollonin kamionin, pasi kishin vënë re shenja nervozizmi tek i riu shqiptar.
Pas arrestimit, policia ka sekuestruar furgonin me mall si dhe drogën, ndërsa 26-vjeçari ka përfunduar në burg. Mesditën e së enjtes, një tjetër sasi droge prej 113 kilogramë marijuanë me destinacion Italinë, u sekuestrua në doganën e Durrësit brenda një kamioni me këpucë. 
Sigal