Bandat rivale sherr me armë në qendër të Burrelit, 1 i plagosur

86
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit, ku sipas dyshimeve mendohet të kenë qenë mes dy bandave rivale.
Nga raportimet e para thuhet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal qendër të qytetit të Burrelit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu për zbardhjen e situatës.
Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital për trajtim mjekësor, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.