EMRI/ Aksidentoi për vdekje 2 persona në zonën e Porcelanit, arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 7 vite burg

42
Sigal

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për një aksident. Nga aksidenti në fjalë humbën jetën dy persona, duke bërë që i riu të dënohej me 7 vite e 4 muaj burg.

Në kuadër të operacionit të koduar “Catch”,  u arrestua Etjon Lazri, i cili akuzohet aksidentoi në zonën e Porcelanit Erion Ballën, 36 vjeç dhe Hidajete Salliun, 72 vjeçe.

“I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Etjon Lazri, 35 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 35-vjeçarin, me 7 vjet e 4 muaj burgim, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë 2 viktima.”, thuhet në njoftimin e policisë.