Arrestohet përgjegjësi dhe elektriçisti i OSHEE në Lezhë

524
Policia e Lezhës njoftoi sot arrestimin e Ladimir Shtjefnit, përgjegjës i OSHEE -së në zonën e Shëngjinit, si dhe elektriçistin Pal Bakaj, ndërsa u shpall në kërkim Drejtori i filialit të Lezhës. Arrestimi i tyre u bë pasi në kundërshtim me ligjin, kanë urdhëruar dhe rilidhur energjinë elektrike për një hotel në zonën e plazhit të Kunës. Biznesi në fjalë ishte debitor ndaj OSHEE dhe rilidhja e energjisë është konsideruar e paligjshme. Ndaj të ndaluarve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe e lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.
Sigal