Arrestohet 34-vjeçari në Kukës, kërcënoi me jetë elektriçistin e OSHEE

445
Një nga elektricistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kukës është kërcënuar me jetë teksa ai po kryente detyrën e tij.
Burime zyrtare të policisë, thonë se elektriçisti me iniciale B.K, 64 vjeç është kërcënuar me vrasje nga shtetasi Arian Hallaçi, 31 vjeç.
Të njëjtat burime thonë se menjëherë pas kallëzimit të bërë nga elektriçisti, nga ana e specialistëve të Seksionit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në komisariatin e policisë Kukës është bërë edhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Arjan Hallaçi.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.
Sigal