Anti-kanabis, asgjësohen bimë narkotike në Vlorë, Mallakastër e Shkodër

466
Policia e Vlorës finalizoi operacionin e koduar “Verbas”, dhe asgjësoi 823 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sattiva. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se bimët narkotike u zbuluan në një sipërfaqe toke pa pronar në fshatin Verbas, në vendin e quajtur “Ledhet e Hoxhes”. Mësohet se bimët narkotike, me gjatësi nga 30 cm deri në 150 cm, janë asgjësuar me djegie. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të bimëve narkotike.
Operacione antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, ka kryer me sukses edhe policia e Shkodrës.
Po sot, policia e Mallakastrës asgjësoi 2530 rrënjë hashashi. Në vijim të operacioneve antikanabis, nga puna e efektivave të Komisariatit të Policisë Mallakastër për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, janë goditur tre raste te kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht : Në fshatin Anabreg, në vendin e quajtur Korie e Madhe janë gjendur 11 parcela me 1396 bimë narkotike, në Çorrush, në vendin e quajtur pylli Allkaj janë gjetur 7 parcela dhe 495 bimë narkotike, në Kutë u gjetën 7 parcele. Sakaq, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Mësohet se gjatë ditës së djeshme janë zbuluar tre raste të kultivimit të bimëve narkotike. Konkretisht në malin e fshatit Mnelë e Madhe, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 21 parcela me 1273 rrënjë bimë narkotike canabis sattiva. Në fshatin Mazrek, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 11 parcela me 966 rrënjë bimë narkotike canabis sattiva. Në fshatin Kaftallë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjësuar 18 parcela me 2307 bimë narkotike canabis sattiva. Këto bimë arrinin deri në 50–200 cm. Në të tre rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
Sigal