Aksident në Mamurras, makina del nga rruga e bie në kanal, plagosen tre femra

432
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Mamurras ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, të gjitha femra. Sipas të dhënave të para, një automjet tip “Renault Clio” me targa AA970KU, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes së fortë janë plagosur tre pasagjeret që ndodheshin në bord dhe gjendja e njërës prej tyre paraqitet më e rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, të plagosurat janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.