Akuza për pastrim parash, prokuroria e Fierit çon për gjykim tre persona

90
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, kalon për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu, Hysnie Hasanbelliu të dorëzuar për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.
Pasuritë e këtyre shtetasve ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier.