Gjendet një çanta e dyshimtë tek ‘21 dhjetori’, policia në vendngjarje

437
Një çante e dyshimtë që është gjetur në zonën e ’21 dhjetorit’ ka alarmuar policinë e Tiranës.
Mësohet se forcat policore janë njoftuar për çantën e braktisur, ndërsa nuk dihet se çfarë ka brenda saj.

Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën përqark, për të parandaluar çdo situatë të papritur. Po ashtu raportohet se përveç punonjësve të policisë së komisariatit nr. 2, në vendngjarje ndodhet njësia anti-eksploziv, si dhe RENEA.

Fakti që çanta është lënë në mes të rrugës, sipas policinë, nuk mendohet se brenda saj mund të ketë lëndë të rrezikshme, si eksploziv. Por duke marrë shkas edhe nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në disa shtete europiane, pas akteve terroriste, policia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë masash sigurie.
Sigal