Sigal

Detaje të reja zbulohen nga aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë – Milot. Një automjet ka përplasur në rrugë një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë më vonë. Ai është 70-vjeçari Murat Zani.

Ka qenë një automjet Volksëagen tip “Golf”, që ka përplasur këmbësorin që po kalonte rrugën.

Nga kjo përplasje, këmbësori është plagosur rëndë. Në aksident është plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Por rrugës, këmbësori ka ndërruar jetë.