Sigal

Një aksident ka ndodhur në Berat, me pasojë plagosjen e rëndë të një personi.

Sipas policisë, rreth orës 17:00, në vendin e quajtur Uznovë e Madhe, mjeti tip Rover, me drejtues shtetasin A. B., 38 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me murin dhe një shtyllë.

Nga ky aksident është dëmtuar rëndë pasagjeri me iniciale M. D., 29 vjeç, i cili është transportuar në spital në gjendje të pastabilizuar për jetën.