Në aksident rrugor të mbrëmjes së sotme në aksin Tiranë – Elbasan, mësohet se janë plagosur tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 5 vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mamël ku mjeti me targa EL 8982 B me drejtues shtetasin A. Xh., është përplasur me mjetin me targa TR 1388 U me drejtues shtetasin B. M.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit  J. M., 27 vjeç,  L. D.,  20 vjeç dhe  K. Gj. 5 vjeç, të tre banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan”, informon policia.

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.