Bllokohet kamioni, sekuestrohet një sasi e madhe kokaine në portin e Durrësit

573
Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Portin e Durrësit. Nga të dhënat paraprake, Mësohet se droga është gjetur në një kamion, i cili kishte si destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare, u zbulua se brena në kamion ishte fshehur edhe kokainë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është ndaluar, ndërsa po merret në pyetje nga policia lidhur me ngarkesën në fjalë.
Deri më tani nuk dihen detaje nga operacioni në fjalë, si dhe sasia që është sekuestruar. Sakaq, pritet një deklaratë zyrtare nga policia.
Sigal