Kryeprokurorja, rrëzohet kërkesa e opozitës

605
Në Këshillin e Legjislacionit në Parlament, mazhoranca ka rrëzuar me 8 vota propozimet e Partisë Demokratike dhe LSI-së për disa ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas demokratit, Oerd Bylykbashi, kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, i duhet ndërprerë mandati dhe të vijohet më parë me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por sipas socialistëve, kjo do të ishte goditje e Kushtetutës. Megjithatë amendamentet e propozuara nga opozita për ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në seancë plenare, ku nevojiten 2/3 e votave për t’u miratuar. Opozita kundërshtoi zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku, ndërsa propozoi ndryshime të Kushtetutës dhe ligjeve për të realizuar rizgjedhjen e drejtuesit të organit të akuzës, si dhe realizimin e vetingut. 
Sigal