Aksidenti i frikshëm në Krujë me 2 të vdekur, zbulohen identitetet e viktimave dhe të plagosurve

83
Policia ka bërë publike emrat e viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në aksin Fushë-Krujë –Thumanë, ku udhëtonin katër shokë, dy prej të cilëve humbën jetën e dy të tjerë mbetën të plagosur.

Nga burimet, “e policise viktimat janë: Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 25 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer).

Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje të mbijetuarit, që kanë thënë se ishin takuar në Tiranë ku kishin darkuar të katërt si shokë dhe më pas ishin nisur drejt Lezhës.

Sipas burimeve, mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë dhe është përplasur në fillim me trafikndarësen dhe më pas është rrotulluar në rrugë. Si pasojë, automjeti është dëmtuar thuajse tërësisht.

Për zbardhjen e shkaqeve, policia e qarkullimit rrugor ka nisur hetimet për të verfikuar nëse drejtuesi i mjetit që mbeti i vdekur, ka konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.