Aksident tragjik në Itali, vdes i riu nga Lezha

515
Një 31-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Itali. Makina “Smart” e shqiptarit Andrea Zefi u përplas përballë me një fugon dhe më pas nga një kamion. Aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë, në 12 maj në Abbiategrasso. Sipas mediave italiane, shqiptari ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës dhe ka dalë nga korsia e kundërt. Pas përplasjes me një fugon, makina tip “Smart” e të riut nga Lezha, është përplasur edhe nga një kamion, çka ka rezultuar fatale për shqiptarin, babi i një fëmijë 5 vjeç.
Sigal