Aksident në “Rrugën e Kombit”, kamioni bie në humnerë

48
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kombit”, pranë fshatit Skuraj, ku kamioni ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.
Burime nga policia kanë bërë me dije se shoferi i kamionit është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e shkakut të aksidentit.