E tradhtoi nervozizmi, policia zë në befasi të riun shqiptar, ja çfarë i gjetën në banesë

529
Karabinierët e San Salvo-s së provicës së Chietti-t në Itali, kanë arrestuar shqiptarin B.A. pasi u kap me drogë në banesë.
Sipas medias italiane SanSalvo.net iu gjetën sasi heroine e kokaine si dhe 7500 euro para cash.
Teksa po bëhej gati të dilte nga shtëpia dhe po hipte në makinë, karabinierët shkuan ta ndalonin për një kontroll rutinë.
E duke qenë se ai shfaqi shenja nervozizmi, karabinierët vendosën që kontrollin ta vijonin për në banesën e tij.
Në banesë gjetën 3 kg heroinë dhe një sasi të vogël kokaine. 34-vjeçari kështu u arrestua me akuzën e posedimit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Sigal