Aksident në Korçë, 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

511
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Korçës, tek ish-SMT. Nga burimet e policisë së Korçës konfirmohet se shtetësja M.Ç, rreth moshës 40 vjeç, në tentativë për të kaluar autostradën është përplasur nga një mjet tip “Mercedes-Benz” me targa AA 288 FO.

Shtetasi Ll.T, i cili është dhe drejtuesi i mjetit, është shoqëruar nga forcat e policisë drejt ambjenteve të Komisariatit të Korçës, ndërsa shtetësja M.Ç ndodhet në spital, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor i policisë, po punon më shumë për të zbardhur dhe sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Sigal