Sekuestrohen tre çanta me drogë, arrestohet në kufi 33-vjeçari shqiptar

513
Sigal

Lisandër Osmani, një shtetas shqiptar 33-vjeç nga fshati Shales i Sarandës është vënë në prangat e policisë në kufirin greko-shqiptar.

Arrestimi i tij u bë pasi, sot në orët e para, në një zonë pyjore në Agio Nikola, Igumenicë, janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 47 pako që përmbanin 96 kg e 240 gram marijuanë.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë shumë pranë vendit të ngjarjes.

Po ashtu edhe në Selanik u kapën rreth 28 kg marijuanë që vinin nga Shqipëria. Droga u gjet në banesën e një greku 50-vjeç. Policia sekuestrroi 27 pako me 27 kg 925 gram marijuanë.