Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 3 të plagosur

31
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd. Mësohet se dy makina janë përplasur në fshatin Mengel paraditen e sotme. Personat e plagosur kanë marrë ndihmën e parë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.