Ristani: Mungon vullneti politik, Balla: Alibi e opozitës për humbjen e zgjedhjeve

427
Lidhur sërish me debatin mbi votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhjet e ardhshme të qershorit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është shprehur se për realizmin e saj mungon vullneti politik.
Gjithashtu Ristani tha se zgjedhje të lira e të ndershme në këto kushte nuk mund të ketë.
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla është përgjigjur se koha për realizimin e votimit elektronik është e pamjaftueshme.
Ai akuzoi Partinë Demokratike, se kërkesën e vazhdueshme për votim elektronik e ka si alibi për humbjen e zgjedhjeve.
“Nuk ka kohë për votimin elektronik. Komisioni duhet të zgjidhë 4 rekomandimet e OSBE-së. Opozita kërkon pretekst për humbjen e pashmangshme të zgjedhjeve,” tha Balla.
Sigal