Divjakë/ Thyen xhamat e bashkisë, arrestohet i dehuri

422
Një person është arrestuar në flagrancë pasi ka thyer xhamat e Bashkisë së Divjakës. Mësohet se 43-vjeçari, Ilia Monçja, u arrestua ditën e djeshme, pasi për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur ka thyer xhamat e dritareve të bashkisë.

Sipas policisë, 43-vjeçari është natyrë problematike pasi pi rregullisht alkool, dhe se kjo nuk është hera e parë që dëmton institucione publike. Materialet në ngarkim të të arrestuarit i kaluan Prokurorisë së Lushnjës për veprën penale “Shkatërrim i pronës”.
Sigal