Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 55-vjeçari që u përplas nga ‘Opeli’

502
Një burrë, i cili mesditën e sotme u përplas nga një automjet në Durrës, ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit.
Një mjet tip Opel, me drejtues shtetasin A. D., banues në Berat përplasi këmbësorin 55 vjeçar, me iniciale A.S., i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sigal