Paralajmërimi i Bashës: Vendi po shkon në një spirale të rrezikshme, Rama dhunon Kushtetutën

461
Përmes një deklarate për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se vendi ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ndërsa sipas tij zgjedhja e kryeprokurores së re është anti-kushtetuese. Basha tha se Rama po dhunon Kushtetutën, ndërsa votimi për kryeprokuroren e re është i pavlefshëm. Sipas kryedemokratit, protestat janë shprehje e revoltës qytetare ndaj mashtrimit që i bën Rama.
“Dje u konsumua një puc Kushtetues. Vendi në një spirale informaliteti dhe të rrezikshme. Zgjedhja e kryeprokurorit u bë për të mbyllur dosjet e krimit. Kur kushtetua dhunohet, dhunohet çdo njeri. Protestat janë shprehje e revoltës qytetare ndaj mashtrimit që i bën Rama dhe ato do vazhdojnë në javët e para të janarit. Kryeministri është i vendosur në rrugën anti-reformë. Parlamenti nuk është ai që patë dje. Ajo çfarë është e rendë nuk është sjellja e opozitës me tymueset, por dhunimi i Kushtetutës nga Rama.
Kushtetuta nuk lejon asnjë hapësirë përveçse zgjedhjen e kryeprokurorit me 3/5 e votave. Votimi për kryeprokuroren e re është nul dhe i pavlefshëm. Emërimi i Kryeprokurorit është antikushtetues, politik dhe pa veting”- tha Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve nëse do e ankimojnë zgjedhjen e kryeprokurores së re në Kushtetuese. Ai tha se Kushtetuta është e qartë, ndërsa e vetmja zgjidhje për këtë krizë është përballja politike. Ndërkohë sa i përket opsionit për djegien e mandateve, Basha u shpreh se edhe ky opsion mbetet i hapur.
“Kushtetuesja nuk është zjarrfikës e paqeruajtës. Është institucion juridik që interpreton paqartësi në raport me zbatimin e kushtetutës. Kushtetuta është e qartë, askush nuk duhet ta mendojë se kur kryeprokurori emëruar në shkelje flagrante me kushtetutën, zgjidhjet të vijnë përmes procedurave juridike apo apeleve. E vetmja zgjidhje për këtë krizë është përballje politike që do të vazhdojë në përfundim me sukses të plotë aspiratat e shqiptarëve. Opozita i ka diskutuar të gjitha opsionet dhe mbeten të hapura, ato do të jenë në përputhje me interesin më të mirë të shqiptarëve”- tha Basha.
Sigal