Sigal

Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në zonën e Orikumit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Sipas të dhënave të para, mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ku ka humbur jetën një burrë, i cili rezulton të jetë drejtuesi i motorit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Orikum-Dukat, në vendin e quajtur si “Qafa e Luadhit”. Në këtë aksident është plagosur edhe drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në sptial, ndërsa drejtuesi i motorit ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.