Aksident i rëndë në Laç. Një person humb jetën, një tjetër i plagosur rëndë

527
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kurbin.
Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është i plagosur në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti .

Rreth orës 17:45 në vendin e quajtur “Gurra” janë përplasur mjeti tip ‘Benz’ me drejtues E.R. 32 vjeç banues në Laç, me një motor me drejtues shtetasin Sh. L. 67 vjeç dhe pasagjer në motor Sh.L. 55 vjeç, të dy banues në Kurbin.

Nga përplasja ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar në gjendje të rëndë pasagjeri i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për sqarime të mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kurbin

Me datë 10.07.2017, rreth orës 17:45 , është marrë njoftim se në dalje të qytetit Laç, në vendin e quajtur ” Gurra” ka ndodhur një aksident automobilistik.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me drejtues shtetasin E.R. 32 vjeç , banues në Laç, me mjetin motor me drejtues shtetasin Sh. L. 67 vjeç dhe pasagjer në motorr shtetasi Sh.L. 55 vjeç , të dy banues në Kurbin.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit si dhe është dëmtuar në gjëndje të rëndë pasagjeri i cili është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për sqarime të mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin , ndodhen në vendngjarje e po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.