Aksident i rëndë në Itali, makina e shqiptarit kthehet përmbys në mes të rrugës

475
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së djeshme në Kuneo, Itali. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasoja të rënda. Shqiptari ka mbetur i plagosur, ndërsa ka qenë duke udhëtuar i vetëm në makinë.
Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, rezident në Barge ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht në aksident nuk janë përfshirë makina të tjera.

Në makinë ka qenë vetëm ai, ndërsa është ndihmuar nga shërbiemt e emergjencës dhe në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe një ambulancë e Kruqit të Kuq, bashkë me karabinierët dhe zjarrfikës.

Shqiptari i aksidentuar është transportuar për në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën edhe pse ka marrë disa plagë të rënda.
Sigal