Aksident i rëndë në aksin Fier-Lushnje, vdes shoferi dhe pasagjerja

544
Sigal

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:20, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në fshatin Savër, është përplasur automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.Gj, 29 vjeç, banues në Pirrë, Lushnje, me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Idajet Toshkëllari, 64 vjeç, banues në Rrapëz, Lushnje.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Idajet Toshkëllari dhe pasagjerja që ndodhej me të në mjet. Po punohet për identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.

Është shoqëruar shtetasi E.Gj dhe po kryen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.