Ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Bulgarec teksa një furgon pasagjerësh është përplasur me një mjet mallrash. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjetit dhe 6 pasagjerë. Sipas te dhënave të policisë të plagosurit ndodhen në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës, ndërkohë që policia ka bërë edhe identifikimin e tyre. Bëhet fjalë për Idajet Baci, 42 vjec i cili drejtonte furgonin tip Sprinter me pasagjerë, ndërsa mjeti tjetër drejtohej nga Redijon Kodra 37 vjec. Mësohet se furgoni po udhëtonte nga Pogradeci në drejtim të Korçës, ndërsa mjeti i mallrave i ka prerë rrugën në mënyrë të menjëhershme, çka ka bërë të pashmangshme përplasjen. Po të martën në mëngjes një 60-vjeçar është plagosur rëndë në Lushnje. Ai po udhëtonte me një motoçikletë pa targa kur ka goditur nga pas një mjet të parkuar në anë të rrugës.