34 personat e arrestuar nga operacioni “Vol-vo 4”, ankimojnë masën e sigurisë

516
Sigal

34 personat e operacionit të koduar Volvo 4 ankimojnë vendimin e shkallës së parë për Krimet e Rënda. Me anë të avokatëve të tyre mbrojtes, të akuzuarit kërkojnë lirimin nga qelia. Mes personave që mbeten në ‘arrest me burg’ janë edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Cuko.

Ne kuadër të këtij operacioni u arrestuan 27 persona mes tyre edhe ata të fisit Avdylaj në Shijak. Pak ditë më parë gjykata la në burg pa afat 24 persona. 8 arrest shtëpie dhe 2 në detyrim paraqitje.

Operacioni:

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

  1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
    2. Flamur Çela, 48 vjeç
    3. Xhevit Shuti, 48 vjeç
    4. Mustaf Shuti, 76 vjeç
    5. Anila Shuti, 42 vjeç

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

  1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
    2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
    3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
    4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
    5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
    6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
    7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
    8. Elton Shehaj, nga Tirana;
    9. Armand Spiro, nga Tirana;
    10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
    11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
    12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
    13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
    14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
    15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
    16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
    17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
    18. Elis Guri, nga Shkodra.
    19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.

Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:

  1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana;
    2. Jasin Abdul, nga Saranda;
    3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan:
• 3 pistoleta;
•3 armë gjahu, çifte dhe fishekë;
• 1 shotgan;
• Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë;
• Peshore elektronike;
• Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë;
• 13 mjete, njëri i blinduar;
• Sasi e konsiderueshme parash;
• Rreth 75 telefona celularë.