300 mijë lekë për zbutje dënimi, në “Arrest shtëpie” prokurori i Fierit

536
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ndryshon masën e arrestit për prokurorin e Fierit Petrit Vukaj i akuzuar se ka marrë rryshfet në këmbim të zbutjes së dënimit.
Nga arrest me burg prokurori është vënë në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore
Prokurori u arrestua më 27 nèntor dhe Prokuroria e Përgjithshme sqaroi se Prokurori Petrit Vukaj kishte marrë një shumë prej 300 mijë lekësh dhe në këmbim i kishte premtuar të arrestuarit për një aksident, një dënim minimal.
Ngjarja që vuri në pranga Prokurorin e ka zanafillën më 31 mars 2015, kur Elton Xhemali ka aksidentuar për vdekje shefin e rendit në policinë e Delvinës, Përparim Bizhga, pasagjer në mjetin e drejtuar prej tij.
Sipas hetimeve, Prokurori ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Elton Xhemali dhe konvertimin e dënimit më burg në shërbim prove, në këmbim të parave.
Por pasi gjykata rerfuzoi kërkesën e prokurorit dhe e dënoit Xhemalin me 18 muaj burgim, ky i fundit u hakmor duke e denoncuar Petrit Vukajn.
Por përveç prokurorit, policia arrestoi edhe sekserët që bënë dorëzimin e ryshfetit Arjan Xhemalin, vëllai i të akuzuarit dhe efektivin e policisë Gazmir Nelollari.
Sigal