3 mijë € për një leje lundrimi, pranga kapitenit të Kapitenerisë së Shëngjinit

418
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ka arrestuar Kapitenin e Kapitenerisë së Portit të Shëngjinit, Shkëlqim Celami pasi akuzohet se mori 3 mijë euro për lejen e lundrimit të një mjeti. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Roland Leka, pronar i një mjeti lundrues, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale B.Ç, me detyrë punonjës policie.
Nga një hetim 4-mujor, proaktiv, në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Durrës, rezultoi se punonjësi i Policisë B.Ç., në bashkëpunim Reoland Lekaj kanë ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj shtetasit Shkëlqim Celami, i cili ushtron detyrën e Kapitenit në Kapitenerinë e Portit Detar Shëngjin, për lëshimin në mënyrë të kundraligjshme të Dëshmisë së Aftësisë së Lundrimit për mjetet e vogla, në favor të shtetasit Reoland Lekaj, pronari i mjetit të lundrimit
Sipas SHÇBA, kundrejt shpërblimit prej 3000 euro, të dhëna nga shtetasi Reoland Lekaj, me ndërmjetës punonjësin e Policisë B.Ç., kapiteni Celami krijoi favore për lëshimin në liqenin e Vaut të Dejës me dokumentacion jo të përshtatshëm të mjetin lundrues.
Mbi Celamin rëndon akuza e korrupsionit pasiv të personave që ishtrojnë funksione publike, ndërsa për dy shtetasit e tjerë rëndon akuza.
Sigal