Deklarata e ministrit grek, Idrizi: Kotzias ka zgjedhur historinë e Napoleon Zervës

465
Kreu i Partisë Drejtësisë Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias për çështjen çame. Në një status në faqen e tij, Idrizi shprehet shumë i zhgënjyer duke deklaruar se Kotzias ka zgjedhur të mësojë historinë e Napolon Zervës.
“Jam thellësisht i zhgënjyer për deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias në Tiranë në lidhje me çështjen çame. Me sa duket z. Kotzias ka përzgjedhur të mësojë historinë e ekstremit të djathtë të Napoleon Zervës dhe jo ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë. Qëndrimi i tij ndaj çështjes çame, duke kërkuar edhe një herë “fajtorët“ te viktimat është një qëndrim folklorik, tipik i provincializmit ballkanik dhe në kontrast të dukshëm nga qëndrimi fisnik e me vlera evropiane që mbajti një ditë më parë
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i cili kërkoi falje për masakrat e nazizmit”, tha Idrizi
Sigal