29-vjeçari nga Maqedonia i infektuar me HIV, përdhunon gjermanen 82-vjeçe

83
Një 29-vjeçar nga Maqedonisë, i infektuar me HIV, akuzohet nga një gjykatë e Hamburgut se ka përdhunuar një grua të moshuar 82-vjeçare në Hamburg.
Dzengis D. këtë akt mendohet ta ketë kryer më 8 korrik të vitit të kaluar, në shtëpinë e viktimës në një lagje të qytetit, shkruan “Hamburger Abendblatt”.
Gruaja është përpjekur pa sukses të mbyllë derën e ballkonit, prej nga kishte hyrë sulmuesi, por pa sukses. Ai pastaj e ka rrëzuar të moshuarën në dysheme, ia ka mbyllur gojën dhe e ka përdhunuar pesë herë.
Shtetasi i Maqedonisë, i cili ka qenë i dënuar edhe më parë, akuzohet se pas përdhunimit ka kërkuar para nga plaka.
Si pasojë e dhunës së ushtruar, gruaja e moshuar ka pësuar në gjithë trupin lëndime të dukshme. Por, ajo nuk është infektuar me HIV. Deri tani Dzengis D. ka heshtur para trupit gjykues, por procesi kundër tij do të vazhdojë më 16 janar.