“Dosja Lazarati”/ Tensionet tek Krimet e Rënda, avokati u kërkon ndjesë gazetarëve: Familjarët janë rëndë psikologjikisht, vrasësi i lirë

420
Sigal

Pas tensioneve tek Krimet e Rënda ku të afërm të të dënuarve të “grupit të zjarrit” në Lazarat goditën gjyqtarët dhe gazetarët, ka folur dhe avokati i tyre.

Në një deklaratë për media tai u ka kërkuar ndjesë gazetarëve për situatën e krijuar por thekson se familjarët janë në gjendje të rëndë  pas vendimit të Apelit që sipas tij nuk ka ndryshuar aspak nga ai i Gjykatës së Shkallës së Parë.

Madje avokati u shpreh se vrasësi i ish-efektivit Ibrahim Basha mund të jetë i lirë.

Kjo nuk duhet të përkthehet në veprime të tilla tek përfaqësuesit të mediave që kanë pasqyruar gjjithë procesin, është kopje e vendimit të shkallës së parë, ka kokë turpi atë që u vra dhe ka kokë turku ato që mbroj unë sot.

Njësoj sin ë komunizëm, kur vritet polici i partisë apo sekretari i partisë shuhet gjithë fshati. Nuk ka një provë të vetme kush është vrasësi, mund të jetë i lirë, e thonë provat.

Të tjerë e kanë kurdisur këtë ngjarje të rëndë e cila nuk do të mbarojë me kaq, do i drejtohemi Gjykatës së Lartë. As gjykimin e shkutur nuk na dha Apeli. Është vrarë nga një goditje e tillë që godasin vetëm snajperat”, tha ai.