Zyrtare/ Cristiano Ronaldo vesh ngjyrat ‘Bardh e Zi’

    109

    Real Madrid ka njoftuar largimin e Ronaldos zyrtarisht te Juventusi.

    Njoftimi i plotë

    Real Madrid CF njofton se, bazuar në vullnetin dhe me kërkesën e shprehur nga lojtari Cristiano Ronaldo ka rënë dakord për transferimin e tij në Juventus FC. Sot Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj për një nga futbollistët më të mirë në botë, dhe ka shënuar një nga periudhat më të ndritshme në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror.

    Përtej titujve të fituar, sukseseve të arritur në këto 9 vite, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit.

    Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje. Ka fituar 16 tituj, duke përfshirë 4 Champions League, 3 prej tyre radhazi dhe 4 në 5 sezonet e fundit. Në nivelin individual, ka fituar 4 “Topa të Artë”, 3 “Këpuca të Arta”.

    Për Real Madridin Cristiano Ronaldo gjithmonë do të jetë një nga simbolet e tij të mëdha dhe një referencë unike për gjeneratat e ardhshme. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia juaj”, ka shkruar klubi madrilen.